(FOTO: Presidenti Vladimir Putin në vizitën në Tokio)

 

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot, e premte 16 dhjetor, nga Tokio, ku ndodhet për vizitë zyrtare, se “etapa e ardhshme” për Sirinë do të jetë “një armëpushim në të gjithë territorin”, ndërkohë që vazhdon evakuimi i mijëra civilëve dhe rebelëve nga qyteti i Alepit.

“Po zhvillojmë negociata intensive me përfaqësuesit e opozitès së armatosur, konkretisht falë ndërmjetësimit të Turqisë”, ka deklaruar ai.

“Ramë dakord gjatë një bisede elefonike me Z. Erdogan për t’u propozuar  palëve të ndryshme në konflikt një terren të ri për bisedime për paqen. Që mund të jetè kryeqyteti i Kazakistanit, Astana”, shtoi kreu i shtetit rus, aleat i presidentit sirian Bachar al-Assad.

Astana ka qenë edhe më parë arenë e takimeve midis përfaqësuesve të regjimit të Damaskut dhe personaliteteve të opozitës së toleruar nga regjimi.

Këto deklarata bëhen ndërkohë që Këshilli i sigurimit të OKB-së do të mblidhet po sot, e premte 16 dhjetor, për të tentuar që sigurojë hapjen e e rrugës për vëzhguesit ndërkombëtarë në Aleppo që janë të ngarkuar të vëzhgojnë operacionet e evakuimit të civilëve dhe rebelëve.

Me mijëra njerëz u evakuuan të enjten nga Alepi, një muaj pas një ofensive shkatërrimtare të regjimit që po e shpall si fitoren e vet më të rëndësishme të luftës marrjen e qytetit të dytë më të madh të Sirisë.

Presidenti Bachar al-Assad, që ka patur mbështetjen e rëndësishme të Russisë dhe të Iranit, ka pohuar se sirianët  “po shkruajnë Historinë” me “çlirimin” që po i bëjnë qytetit.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në shtator të 2015 u mundësoi trupave të regjimit, atëherë të çorientuara, ta përmbysnin situatën.

Konflikti shumë kompleks në Siri, ku janë përfshirë grupe të ndryshme të armatosura dhe mbështetësit e tyre rajonalë apo ndërkombëtarë, ka shkaktuar mbi 310.000 të vdekur që nga marsi i 2011-ës.

/Veritas.com.al/