Flamuj rus valëviten përreth qytetit kryesor Simferopol të Krimesë ditën e hënë në shenjë të pesë vjetorit të aneksimit të gadishullit nga Ukraina, një lëvizje që u dënua nga Perëndimi por që festohet nga shumica e rusëve.
Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në festime në gadishullin e Deit të Zi, duke nisur një stacion të ri energjie dhe duke takuar njerëzit publik, tha Kremlini.
Moska aneksoi Krimenë në Mars 2014 pas disa muajve tension me Kievin që u shkaktua me largimin e liderit pro- Rus.
Rusia tha se po korrektonte një gabim historik- lideri sovjetik Nikita Hrushov e kishte transferua Krimenë nën kontrollin e Ukrainës në vitin 1954- dhe kjo lëvizje ka rezultuar në rritjen e popullaritetit të Putin.
Por aneksimi ishte denoncuar nga Kievi dhe nga Perëndimi.
Në Rusi, 18 Marsi është deklaruar zyrtarisht si “Dita e Ribashkimit të Krimesë me Rusinë” dhe përkujtohet me aktivitete në të gjithë vendin. Ndërsa në Krime, 18 Marsi, është shpallur ditë feste.
Veritas.com.al/