
Presidenti rus, Vladimir Putin, i surprizon të gjithë duke njoftuar një armëpushim të njëanshëm për 80-vjetorin e Ditës së Fitores. Sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga Kremlini, theksohet se ulja e armëve bëhet mbi vazë humanitare.
“Nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, pala ruse shpall armëpushim. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha operacionet ushtarake ndalojnë. Rusia beson se pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull”, lexohet në deklaratë.
Gjithashtu lëshohet edhe kërcënimi se “në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive”, shkruan A2 CNN. Mes tjerash, Putini shpreh gatishmërinë për negociata paqësore pa parakushte. Synimi, sipas tij, është që të eleminohen shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase dhe që të vendoset ndërveprim konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.
Komente