(FOTO: Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin)/

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e përfilli urdhrin e Obamës për të larguar nga Amerika 35 dipolomatë rus, në përgjigje të asa që kanë thënë agjencitë e inteligjencies se Rusia paska miratuar emailet e Demokratëve.

Në një deklaratë, Putin tha se veprimet e Obamës janë provokative, por ndërkohë tha se nuk do të përgjigjet njësoj si ai, pavarësisht se Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrorv i ka propozuar Presidentit që të largojë nga vendi 35 diplomatë amerikan.

“Duke ruajjtur të drejtën për hakmarrje, ne nuk do të biem në nivelin e papërgjegjshmërisë së ‘diplomacisë së kuzhinës’”- tha Putin në një deklaratë të përkthyer, duke e quajtur “dëshpëruese” që Obama ka zgjedhur për ta përfunduar periudhën e tij n administratë, me veprime provokative.

Putin tha se çdo angazhim për të ardhmen me Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen me administratën e ardhshme të Donald Trump.

Ai  shtoi se jo vetëm nuk do të largojë asnjë diplomat të Shteteve të Bashkuara, por do t’i lejojë që të shijojnë pushimet në mënyrën më normale.

Putin, gjithashtu ftoi gjithë fëmijët e diplomatëve amerikan në Rusi për festimet eKrishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Kremlin.

Pavarësisht nga veprimet e Obamës, Putin i uroi familjes së Barack Obamës “Gëzuar Vitin e Ri”. Të njëjtën i uroi edhe presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe popullit amerikan.

/Veritas.com.al/