(FOTO: Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama)

Qeveria ka miratuar një Akt Normativ me atë të të cilit i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që të negociojë krahas ministrisë së Shëndetësisë, për gjetjen e vaksinave Anti-COVID.

Me këtë akt normativ, qeveria i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID. Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

‘Dhënien e autorizimit ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe ministrit të shtetit për rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.’- thuhet në aktin normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ditë më parë.

Akt Normativ për: Dhënien e autorizimit ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe ministrit të shtetit për rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1/ Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2/ Hyrja në fuqi/ Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.