Reforma e pagave është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, madje me një numër rekord votash. Me 97 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”. Nga ky ligj përfitojnë 130 330 punonjës të administratës si dhe 250 funksionarë politikë, që e kishin pagën të lidhur me presidentin.
Pra, rritja e pagave me vendim të Këshillit të Ministrave tani nuk kushtëzohet nga koha parazgjedhjeve, sikundër pretendohet.
Sa është rritja dhe kush përfiton?
Vini re tabelat më lart që tregon sa ishte paga mesatare e Shqipërisë dhe rajonit në dy vite respektive, 2013 dhe 2023! Shihet që diferencat kanë qenë të ndjeshme. Nuk do të thotë që nuk janë ende të tilla! Por qeveria ka vendosur që planifikimi që paga mesatare 900 euro për prillin e 2025, të jetë e tillë në fund të vitit 2024. Dhe kjo bëhet e mundur me vendimet që pritet të dalin në mbledhjen e afërt të qeverisë.
Rritja e pagave për arsimin dhe shëndetësinë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti, ndërsa është lajmëruar për një paketë fiskale që lehtëson të rinjtë deri në 29 vjeç dhe familjet me fëmijë nga ngarkesa tatimore. Nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet, do të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxitet punësimin e tyre
Në fund të vitit 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, shkon 107.257 lekë/muaj, duke tejkaluar 900 euro/muaj.
Rritje të pagave përfitojnë edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ministria përkatëse ka reduktuar nivelet e pagave, duke e lënë me vetëm dy të tilla tërë strukturën e pagave të bashkive.
Pagat për përfituesit nga 1 korrik 2024
Për punonjësit e arsimit para-universitarë – rritje page në masën 31.3%, në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj. Pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj.
Rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve për 2024 do të jetë nga 15,000 deri në 20,000 lekë në muaj. Pagën mesatare bruto e mjekut arrin deri në 174.000 lekë/muaj.
Infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/muaj.
Për kategoritë e tjera përfituese, por sidomos edhe për pensionet, Qeveria do të shprehet në vendimin që do të bëhet publik pas mbledhjes së saj. Pritet që pensionit të mos rriten me vlerën e inflacionit, por në tavolinë janë dy opsione të tjera.