Nga L. Skiro

Nesër do të zhvillohet një protestë popullore kundër ligjit të qeverisë për importimin e plehrave nga jashtë vendit, që të riciklohen këtu. Protesta është e “nëndheshme”, dmth., jo veç e pashpallur, por edhe e inkluduar në rrjetet sociale dhe në mjetet elektronike të informimit, që qeveria nuk arrin t’i kontrollojë e as t’i ndalojë.

Kjo është protesta e dytë që shoqëria civile në Shqipëri kryen kundër vendimeve antipopullore të qeverisë. Protesta e parë ishte e vitit 2014, kundër importimit të amrëve kimike të Siriosë për demontim në vendin tonë. Atëherë qeveria nuk arriti të zbulonte çfarë po ndodhte “nën tokë”, dmth., në internet, dhe nuk arriti të marrë masa represive kund protestuesve. KJësaj radhe qeveria ka marrë disa masa kundër. Në radhë të parë kryeministri ka deklaruar se nuk do të lejojë protesta dhe as referendum popullor mbi imporimin e plehrave nga bota; dhe, e dyta, Partia në pushtet (PS) ka deklaruar se në orën kur zhvillohet protesta do të jetë e zënë me një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Paritisë. Qëllimi është që të zhverësohet pesha e protestës, duek ia lënë rastësisë: “Haj se keshtu e kanë këta, Partia bën punën e vet!”, dhe njëkohësisht të zihen ekranet televizive me mbledhjen e Partisë.

Zërat për zhvillimin e protestës janë përhapur nga mediat dhe rrallë herë nga Partia Demokratike në opozitë. Kryetari i PD, Basha, ka thenë se opozita do të mbështesë shoqërinë civile. Edhe ish- kryeministri , Sali Berisha, bëri thirrje sot që të mbështetet protesta popullore kundër importimit të plehrave. Por çfarë vlere politike do të ketë protesta?

Protestuesit kërkojnë anulimin e ligjit që lejon importimin plehrave dhe ndotjen e vendit prej tyre, ose një referendum popullor mbi fatin e këtij ligji. Njerëzit janë frikësuar se importimi i plehrave do të helmojë jetën e njerëzve, të të rriturve dhe fëmijëve në vendin tonë. Frika popullore është shumë e madhe, por besimi për zgjidhje është i ulët. Dje, përmes një programi televiziv, kryeministri rama kërcënoi se “nuk do të lejojë Referendum”.

Partia Demokratike, në opozitë, ndodhet mes detyrës opozitare për të mbështetur protestat popullore, dhe frikës nga e kaluara e ministrave të saj. Disa nga ish- ministrat janë të treguar me gisht si të korruptuar dhe kanë humbur besimin popullor. Pjesa më e korruptuar e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike (në opozitë) janë deklaruar kund protestave popullore, duke u shprehur se kjo nuk është kauzë politike për qeverinë. Mbështetja e Opozitës politike ndaj protestave të shoqërisë civile duket se është në dyshim.

Por pjesa më e madhe e zyrtarëve të Parrisë Demokratike, kritikë ndaj kryetarit Basha, po presin çfarë do të dalë nga protesta. Përgjithësisht i kanë duart e zëna me makinacionet si të futen në listën e deputetëve për në zgjedhjet e ardhshme.

Por edhe protesta është një “pasuri” politike për zyrtarët e PD: në qoftë se fiton protesta, secili do të deklarohet pro.

/ Veritas.com.al/