Protesta e studentëve ia ka arritur të bindë qeverinë për të shfuqizuar që sot VKM për provimet e mbartura. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka bërë të ditur vendimin. Ajo iu ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët.
“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur, por patjetër, dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet.
Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75% të kostos reale të studimit.
Ka dhe programe të caktuara në UBT ku buxheti i shtetit mbulon mbi 85% të kostos reale të disa programeve të studimit. Është një debat i shëndetshëm që ne duhet t’i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Por patjetër ne do të kemi në fund një histori që do rishikojmë jo vetëm komunikimin, atë që ndodh nga ministria tek ju, por edhe ju me studentët dhe pedagogët por nga ana tjetër gjithë cilësitë dhe përgjegjësitë që ushtrohen nga komponentët që punojnë në arsimin tonë të lartë.
Padyshim, duke bërë së pari detyrat e shtëpisë, qeveria shqiptare dhe MAS me buxhetin.
Edhe buxheti i këtij viti është rritur me 8.3 % nga një vit më parë, ne do të vijojmë të rrisim buxhetin e arsimit por pa rritur taksat e shqiptarëve. Kjo është e vërteta që lidhet me tarifat dhe buxhetin e arsimit të lartë. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat për studentët përsëritës”, deklaroi zonja Nikolla.
Veritas.com.al/