Nga L. Skiro/
Prej shumë herësh Partia Demokratike po i kërkon qeverisë ‘Rama’ që “të arrestojë”… E fundit ishte kërkesa e sotme e shpallur nga kryetari i PD, Basha, mbi arrestimin e deputetit dhe ish- ministrit Saimir Tahiri.
“Arresto Saimir Tahirin”- iu drejtua Basha kryeministrit Rama.
Pak ditë më parë Opozita i ka kërkuar kryeministrit që “të arrestojë” edhe vëllain e ministrit të Brendshëm Xhafa.
Duhen arrestuar apo nuk duhen arrestuar këta njerëz- këtë nuk e dinë as opozita, as media, as qeveria. Ndoshta edhe mund të arrestohen sipas ndonjë vendimi të organeve të Hetimit; por deri më sot nuk kemi të bëjmë më këtë shkallë.
Çështja që paraqitet më në ‘ekran’ është kërkesa që opozita ia bën drejtpërdrejt kryeministrit: “Arresto!” këtë dhe atë…
Në qoftë se qeveria dhe kryeministri do të arrestonin njerëz, ky do të ishte fundi i lirive dhe i të drejtave të njeriut; këtu do të ishte fundi i një bote moderne ku hyn në punë Drejtësia për drejtësi, Qeveria për qeveri, dhe Individi për individ. Sikur qeveria të dalë me pranga në duar për të arrestuar njerëz, atëherë kjo ia kalonte edhe Nazizmit, edhe Kmerrëve të Kuq, edhe vetë diktatorit Hoxha…
Por kthehemi të shikojmë opozitën që e kërkon këtë:
Opozita e sotme, në princip, është qeveri e nesërme. Nëse mbart këtë ide dhe këtë strategji, opozita e kthyer në qeveri do të “arrestojë” njerëz; do t’i arrestojë e pastaj kush do t’i gjykojë. Sikur ta marrim si të rezalizueshhme këtë, atëherë na pret një katraurë dhe anarki deri në përplasje pa fund.
Por edhe motivi pse kërkohet arrestimi i ‘këtij e atij”.
Ishs-ministri i Brendshëm, Tahiri- një kontravers, aq sa shërbëtor i bindur edhe arrogant, ka ardhur në sytë e publikut si tip i papëlqyeshëm. Përveç kësaj, me sa thuhet, ky ka disa lidhje me akte kriminale. Por këto mbetën vetëm hamendje. Ditët e fundit në Itali u arrestua një kushëri i tij, i quajtur Moisi Habilaj. Ky është arrestuar në Itali si trafokant droge. Sipas zotit Basha, është denocuar nga shefat e antidrogës në Polici. Vetë opozita- sipas zotit Basha- paska denoncuar 1400 herë lidhjet me krimin e drogës… Po kështu thuhet edhe për vëllain e minsitrit aktual, Xhafaj.
… Atëherë, nëse kërkohet arrestimi vetëm për arsyen e ‘lidhjeve në fis” ose” të kushërinjve”, përsëri po kaq e frikshme duket sa një qeveri që del me pranga në duar për të arrestuar njerëz. Pas kësaj do të të arrestojnë pse je ‘çifut’, ose pse je’mësues’, ose pse je ‘nga Shkodra’.
Konfuzioni i opozitës reflekton direkt në shtetformim dhe shtetqeverisje.
Veritas.com.al/