“Policia dhe Ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhëve e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike!”. Kështu thotë Kryeministri Edi Rama, duke komunikuar një tjetër masë shtrënguese, në këto ditë të emergjencës prej koronavirusit.

“Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, thotë.

Ai sjell nëpërmjet fotografi shembuj se si e lufton bota armikun kur shkon për të blerë ushqime e ilaçe, madje edhe para dyqanit në armëve apo në shtëpinë e zotit rrinë në radhë e në distancë.

VERITAS.COM.AL