Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës, duke diskutuar për skemën e pensioneve dhe rrugën drejt “Shqipërisë 2030”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u ndal tek sfidat në lidhje me pensionet, ndërsa nënvizoi në fundvit do të rritet bonusi, dhe se në fokus është edhe një plan rritje gradual të pensioneve.
Më tej Rama u bëri thirrje bizneseve që të deklarojnë pagat, për shkak se në rast se nuk paguhen sigurimet, atëherë theksoi ai,- vidhen pensionet.
“Përpara disa javësh u turrën të gjithë duke thënë se ja si u tall Edi Rama ja si tall qeveria…Indeksimi nuk është rritje e pensionit në sensin që ne flasim, por është një korrigjim që i bëhet pensionit. E kemi bërë çdo vit është detyrim ligjor, nuk është në dëshirën tonë, por del nga llogaria. Duhet të dini që dy vite më parë kemi bërë dy herë indeksimin, ligji thotë një herë, por ne e kemi bërë dy herë sepse ishte një vit i vështirë. Sot që flasim nëse marrim efektet e ideksimit duke përfshirë, 100 milionshin, nëse marrim bonuset në fund të vitit, kompensimet që bëjmë në faturën e energjisë elektrike për pensionistët që janë familjar ose të vetmuar ose çift, apo me statuse të caktuara janë 770 milionë euro që janë përtej skemës së pensioneve. Përtej sigurimeve shoqërore.
Vetëm deficiti plus kompensimet është rreth 500 milionë euro. Ka disa që thonë pse rriten pagat e deputetëve, edhe pse figura e deputetit për shkak të disa figurave të caktuara është bërë zhele. Por janë paga për Kuvendin e Shqipërisë. S’mund të bëhet hiq një gjë dhe shto një gjë tjetër. Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensionistëve. Por kur kontributet shoqërore janë më pak se sa na duhen, atëherë ja marrim nga taksa. Ja marrim të ardhmes, për të garantuar të tashmen e pensionistëve. Pra 500 milionë është çdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet dhe 500 milionë të tjera është gropa që duhet të mbushim nga mospagimi i sigurimeve shoqërore. Duhet kuptuar që çdo shtohet është sakrificë. Ka dy gjëra për të bërë, njëra që ne të fillojmë që tani, ne e rritëm bonusin. Por në fundvit do të rrisim bonusin dhe jemi duke parë një plan rritje të pensioneve gradual, duke shtuar ne pjesën tonë por për të filluar një tjetër operacion duke rritur të ardhurat për ata që duhet të paguajnë siguracionet një për një.
Prandaj mendojmë që kjo e detyrimeve është njësoj si faturat e energjisë dikur që duhen paguar. Sepse çdo biznes që shmang deklarimin real të pagës për të mos paguar sigurime shoqërore, vjedh nga një pensionist. Me këtë besoj ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim pensionet përveç bonusit, që këtë vit do të jetë më i madh. Dhe e treta që po përpiqemi të kalkulojm ëshë pjesëmarrja e pensionistëve në rritjen ekonomike”, tha Rama.