Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin botëror TRT në Turqi, Stamboll. Në nisje të forumit është takuar dhe me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa më pas në fjalën e mbajtur vlerësoi angazhimin e Turqisë si negociatore në luftën që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë.
Rama u shpreh se siguria globale është në rrezik nga Rusia, ndaj theksoi se është e rëndësishme një platformë europiane për t’u përballur pasojat që vijnë nga lufta. Po ashtu Rama e cilësoi Turqinë si ‘çelësin’ për stabilitetin në Europë.
“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë.
Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia”, tha Rama.
‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.