Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Ceremonia e firmosjes së traktatit erdhi pas takimit kokë më kokë të kreut të qeverisë me presidentin ukrainas në Kryeministri.

Para nënshkrimit të traktatit, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e miqësisë e bashkëpunimit

“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetej i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelensky”, u tha gjatë ceremonisë së vlerësimit.