(FOTO: Arkiv)/

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbledhur në një takim 74 deputetët socialistë që dolën nga zgjedhjet e fundit më 25 qershor.

Thelbi i këtij takimi të thërritur në “mënyrë speciale” është ‘grumbullimi i informacionit mbi situatën në administratën e bazës’, dhe përqëndrimi në realizimin e një administrate më të mirë dhe moderne për shërbimin e qytetarit më mirë se në legjislaturën e kaluar.

Por kryeministri Rama nuk ka mundur të shpenzojë shumë kohë me ‘administratën’ pa folur rreth Ilir Metës- tashmë si president i zgjedhur i Republikës.

Ai ka falënderuar zotin meta si aleatin e koalicionit në qeverinë e kaluar dhe gjithashtu i ka kujtuar Metës se i “ka marrë votat për të qenë president konsensual” i Republikës.

Me këtë rast, kryeministri Rama, edhe e ka përshëndetur, por edhe e ka njoftuar për një ‘qëndrim konsensual’ presidentin e ri të Republikës.

Analiza e kësaj të çon në përfundimin se ka mundësi që Rama të mos jetë i sigurt akoma në koalicionin me PD-në e Bashës, dhe prandaj akoma tenton të mbajë afër Metën.

Veritas.com.al/