Mes optimizmit dhe skepticizmit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleskandër Vuçic kanë propozuar një ide të re për integrimin ne BE.

Në një editorial të përbashkët për gazetën gjermane, Frankfurt Allemanien Zeintung me titull “Kjo do të ishte një rrugë realiste drejt BE-së”, Rama dhe Vuçiç kërkojnë integrim të përshpejtuar ne tregun e përbashkët europian dhe zonën shengen.

“Ne mbështesim integrimin e përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në Tregun e Përbashkët dhe Zonën Shengen. Kjo mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së, pa e rënduar arkitekturën e vendimmarrjes së BE-së ose pa ndryshuar ekuilibrin e saj institucional.”

Nga pikëpamja institucionale kjo nuk do të ndryshonte asgjë. Dy liderët e Ballkanit Perëndimor shkruajnë se janë dakord të me këtë mënyrë integrimi edhe pa të drejtë vetojë apo pa përfaqësi të tyre në Bruksel.

“Përfitime të ndërsjellta. Nuk do të përfshinte as të drejta vetoje, as komisionerë shtesë, anëtarë të Parlamentit Evropian, apo ndryshime në strukturat e votimit. Jemi të bindur se kjo do të lehtësonte shqetësimet e atyre Shteteve Anëtare që hezitojnë për zgjerimin e mëtejshëm – gjithashtu sepse do të ishte shumë më e lehtë për ta që ta paraqisnin procesin në mënyrë bindëse publikut të tyre.”

Sipas Ramës dhe Vuçiç, kjo do të ishte rruga për një anëtarë të besueshëm, në një kohë kur BE ecën mes dy linjave, kërkesave ndaj vendeve kandidate për të bërë reforma, nga ana tjetër nevojës së brendshme të unionit për të ruajtur unitetin.

Të dy, e shprehën hapur zhgënjimin se procesi i zgjerimit të BE ka ngecur tashmë prej 1 dekade e gjysmë, me asnjë vend pas Kroacisë të anëtarësuar në Union.

Por ajo që propozon Rama me Vuçiç është një proces anëtarësimi me faza, Dhe faza e parë, nis me zgjerimin e kufirit të investimeve dhe lëvizjes së lirë në Ballkanin Perëndimor.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *