Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mëngjesin e sotëm kryedemokratin Sali Berisha dhe koalicionin opozitar të drejtuar nga PD, ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Komentet Rama i bëri në rubrikën e tij ‘Sy m’Sy’ në faqen e tij në Facebook, ku tha se simbolika e këtij koalicioni është Kujtim Gjuzi.

Ai tha gjithashtu se PS pretendon që të fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe shtoi se në mars do të hapen zyrtarisht disa grup-kapituj të tjerë negociatash, shkruan A2 CNN.

“Po shkojmë drejt një riunifikimi të Europës. Në mars do të hapim zyrtarisht grupkapituj të tjerë të negociatave. Ky proces, është një proces që kemi 1000 vetë që janë në punë, që merren me këtë proces. Duhet të fokusohemi të gjithë te ky proces. Sepse shpejtësia marramendëse e kësaj sfide është marramendëse.

Imagjino tani që të hyjmë në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne nuk ka duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE. Kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe, ka njerëz që skandalizohen.

Ndërkohë kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe, duke përdorur fjalët kriminel, barbar dhe gjithë të tjerat, kjo është normale. Kënetë e çfarë kënete. Edhe ai bufi i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër. Alternativa ndaj nesh është kënetë”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *