Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë. Ai ka thënë se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë përkundër që aktivistët e VV’së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.
‘’Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë.’’, ka thënë ai.
‘’Aktivistët në fjalë kanë ndërrmarë aksione për të rrëzuar qeverinë time, nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre’’, shton Rama.
Ai tregon edhe ëpr raportet e tij me Kurtin, dhe ka thënë se e kanë lënduar gënjeshtrat e tij.
‘’Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Cfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj.’’, thotë Rama.
Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.
‘’Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim.’’, thotë ai. /Express/
VERITAS.COM.AL