Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale, ka mbërritur në në Vaun e Dejës përmes protestave të militantëve të PD dhe menjëherë ka përmendur edhe njëherë momentin kur i është lutur Bashës për të hyrë në qeverisje.
Rama tha se iu lut Bashës atëherë, aq shumë sa aq nuk do i ishte lutur as femrave më të bukura. Numri një i qeverisë shtoi se Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi nuk duan reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se nuk ka më lëshime ndaj opozitës.
“Kanë qenë që në sekondën e parë kundër reformës në drejtësi. Këta bëjnë sikur janë flamurtarë të antikrimit, por këta nuk duan reformën në drejtësi, e cila do pastrojë vendin nga cdo lloj politikani që ka shkatërruar vendin. Ata vetëm bëjnë llafe e llafe. Këta nuk duan që të votohet vettingu. Kanë 300 vjet me këtë parullë ‘Rama ik’, ‘Basha ik’ etj lënë parullën nuk ndryshojnë vetëm emrin se kaq dinë.
Iu luta Bashës aq sa nuk do i isha lutur grave të planetit, femrave më të bukura, aq sa edhe Romeu do habitej. Në fund fare u bind dhe mori gjysmën e qeverisë. Mori edhe drejtorinë e burgjeve, sepse e duan shumë. Këta kur ishin në pushtet, nxirrnin kriminelët nga burgu me leje lindjeje. I conin nëpër fushata për të terrorizuar njerëzit. Kemi çfarë kemi me njëri-tjetrin, mos shajmë në gjuhë të huaj. Por nuk ka më, të pranojnë realitetin dhe forca fituese duhet të qeverisë. Këtë gjë duhet ta mësojnë njëherë e mirë”, deklaroi Rama.
Veritas.com.al/