Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim i tyre vjen ndërsa ditën e sotme do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar, ku një fokus do të marrin nismat e PS-së, nga amnistia fiskale, tek pasaportat e arta. Mësohet se i pranishëm në mbledhje është edhe deputeti Agron Çela, i cili është bashkuar sëfundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë.

Në fokus do të jetë edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, në optikën kritike, sipas burimeve është Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie

Në mbledhje do të diskutohen edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.