Konferenca ishte thirrur për të lajmëruar një zhvillim pozitiv në frontin diplomatik, por pyetjet e gazetarëve e dërguan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, drejt “Shtëpisë së Lirisë”.

Për nismën e iniciuar nga Grupi i Rithemelimit që udhëhiqet nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha, Rama nuk “bëri fallxhorin”, por u shpreh se do shihni gjëra interesante në këtë front.

“Nuk keni parë asgjë akoma, do shihni gjëra interesante në frontin e ‘Shtëpisë së Lirisë’, ishin fjalët e kryeministrit.

Ish-kryeministri Berisha, në rikthimin e tij në Kuvend, katër muaj pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të shfaqej i bindur në deklaratën e tij.

“Kam gjetur mekanizimin si do i fitojmë zgjedhjet 6 marsit dhe shoh grintë optimizmi në fitore”.

Nën emrin “Shtëpia e Lirisë”, logo-ja e koalicionit do të jetë në formë rrethore, ku në gjysmën e sipërme shkruhet Shtëpia e Lirisë dhe në atë të poshtme është flamuri shqiptar.

Pjesë e saj do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane.