Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga Brukseli tha se BE po kupton më në fund rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se nuk duhet pritur ndonjë agresion tjetër për t’i dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor.

“Unë besoj fort se është tanimë koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të BE por jo vetëm nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por kështu janë në një situatë që meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë, ka qenë domsosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota siç është objektivi fundor i gjithë këtij procesi.

Plani i rritjes është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi i një mënyrë ndryshe të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera kandidate dhe të parit të vetë së ardhmes që bashkimit evropian, dëshiroj ta përmbyll duke thënë se po shohim që BE, është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë por rëndësinë strategjike që ka BP për BE, është e trishtë që duhet Vladimir putin që të ndodhte kjo gjë, ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur para me hapa të guximshëm dhe të mos presim për një agresion tjetër që ta na kujtojë dhe kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE”, deklaroi Rama.