Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp, sot, u ndal edhe në rolin e presidentit Ilir Meta teksa shtoi se sa herë ka protestë në vend, përpiqet të solidarizohet nga ana njerëzore dhe shoqërore me kreun e shtetit.
“Sa i takon presidentit të Republikës në kohë protestash ia qaj hallin, miqësisht dhe shoqërisht, jo politikisht se është jashtë kapacitetit tim për të kuptuar situatën e tij. Unë ndihem i solidarizuar në kohë protestash”-tha ai.
Kryeministri Edi Rama foli për thirrjet e të rinjve, të cilët i shkuan tek shtëpia ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt. Sipas Ramës, shantazhimi i ambasadorit është shumë i rëndë.
Ai deklaroi në fjalën e tij me gazetarët se nuk ka ndërkombëtar, që vjen dhe dialogun me përfaqësuesit e opozitës. Ai tha se çdo gjë mund të negociohet, por vetëm mandati nuk mund të hidhet si çështje në tavolinë.
“Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE, menjëherë pas deklaratës së OSBE, e cila foli për dhunë kriminale. Kur flet duket sikur i ka të gjitha si kandar farmacie. A jemi me të vërtetë të vetëdijshme se çfarë është kjo. Dhunë kriminale e pashembullt. Nuk ka ndërkombëtar që të vijnë dhe të ulen për të negociuar me ta, me jelekverdhët, jo më për ata politikanë që kanë veshur këtë jelek.
Dialogohet, patjetër, por të negociojmë mandatin, që ata të mendojnë se jemi si ata, që mandatin e konsiderojnë si një leckë që mund ta grisin e shkelin si të duan, do të ishte shumë më normale. Ku ka kryeministër në planet, që të mendojë një sekondë të vetme se mund t’i bëjë vendit dëmin e jashtëzakonshëm. Kohë televizive që konsumohet dhe shpenzohet për Sahit Dollapin dhe shantazhimi i Borchardt kalon si një flash”, tha ai.
Veritas.com.al/