Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot për gazetarët lajmin që publikoi dje “Pamfeti” se 1000 rusë që refuzojnë thirrjen e Vladimir Putin për të luftuar në Ukrainë, do të vijë në Shqipëri.
“Rusët janë të mirëseardhur në Shqipëri”, u tha Rama gazetarëve.
Burime të sigurta nga Ministria e Brendshme dhe nga Qendra Pritëse për Azilkërkuesit, strukturë e kësaj ministrie, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se kanë marrë urdhër të fillojnë përgatitjet e ngritjes së një kampi të ri emigrantësh.
Këtë akt humanizmi nuk ia kanë kërkuar NATO e BE, por është protagonizëm personal prej megalomani delirant i kryeministrit Rama, për t’u dukur “lider botëror” e me vend të sigurt, ndërkohë që prej varfërisë ekstreme dhe pasigurisë nga krimi masiv po i ikin shqiptarët.