Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në parlament ku nisur nga tragjedia e 26 nëntorit foli edhe për abuzimin e ndërtuesve me lejet e ndërtimit.

Ndryshimet në pr/ligjin për kontrolle në ndërtime, është i domosdoshëm tha kreu i qeverisë.

“Ligji për ndërtimet përmban elementë që mungonin. Do mbajnë përgjegjësi penale për gjithë zinxhirin e ndërtimeve. Ajo që ka ndodhur historikisht, tejkalimi jashtë kornizave i lejeve të ndërtimit. Nuk ka funksionuar kontrolli i lejeve të ligjshme që në fund rezultojnë të paligjshme.

Po të bënim një ekspozitë të atyre që miratohen e zbatuar realitet, do kishim botë krejt të ndryshme. Një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë s’kanë lidhje me lejet e ndërtimet të miratuar, si në cilësi ashtu dhe volum e formë. Nëse do ishin zbatuar projektet e miratuar nga bashkitë, do kishim sot qytete shumë më cilësorë. Ajo që ka ndodh historikisht dhe që ka sjellë pamundësinë e qytetarëve për të blerë pronën e tyre është tejkalim”, tha Rama.

Veritas.com.al/