Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i ftuar në ‘mistike’ të organizuar nga partia e kryeministres së Italisë Giogia Meloni, festë e cila zgjat 4 ditë nga 14 dhjetori në 17 dhjetor.
Kryeministri Edi Rama tha se qendra e pritjes nuk është Guantanamo dhe se “duhet respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit”
“Personat e shpëtuar në kuadërtë marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të lihen në det apo do të dërgohen në Guantanamo apo në një kamp përqendrimi siç thonë disa”.
‘Kështu kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili kundërshton opozitën: “Duhet të kemi respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit dhe të Guantanamos”.
Sipas mediave të huaja frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”. Këtë herë ndryshe nga 26 vitet e fundit, festa do të ketë edhe më shumë shkëlqim pasi do të jetë i ftuar edhe miliarderi Elon Musk dhe personalitete të ndryshme të politikës botërore.
Elon Musk, gjatë fjalës së tij, tha se në vendet e industrializuara qytetarët duhet të kenë më shumë fëmijë. Duke cekur Italinë, ai bëri thirrje që italianët të lindin më shumë fëmijë në mënyrë që kultura e tyre të mos zhduket.