Rama referuar kërkesës së disa deputetëve demokratë për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër, shpjegoi se emergjenca shpallet kur plotësohen disa kushte.
Kryeministri i vendit u vendos përballë një “videoje” kur ai ishte në opozitë dhe shprehej se përmbytja në Shkodër vinte nga “Qeveria”.
Kështu, kryeministri listoi faktet e publikuara nga vetë Bashkia e Shkodrës – e cila historikisht është drejtuar nga demokratët.
“Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, 6 mijë e 300 shtëpi. Tani ka vetëm 30 shtëpi me prezencë uji”, tha Rama.
Dhe nga listimet dëmet kësaj herë ishin shumë më të pakta dhe situata ishte më e mirëmenaxhuar.
“Të gjitha zonat u identifikuan si kritike në përmbytjen e fundit, sot nuk janë më kritike”.
Sipas tij, nuk mund të vihet në seancë me fotografi të përmbytjet, pasi tashmë uji është tërhequr.
Ndërkohë deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj, u shpreh se Qeveria nuk i është përgjigjur pyetjeve të ngritura nga opozita, por vetëm krahasohet me qeverinë e mëparshme.
Kjo, në vend që të ofrojë një zgjidhje.