Kryeministri Edi Rama nga Shkupi, paralajmëroi se në Tiranë do të mbahet një Samit për Ukrainë.

Rama në një bashkëbisedim me gazetarët tha se Samiti do jetë në mbështetje për Ukrainën, tek i cili do diskutohen edhe tema të cilat lidhen me sfidat e sigurisë.

“Siguria nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm, ndërkohë që janë prekur në mënyrë parimore, mbase të detajuar në takimet bilaterale.

Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën, dhe duhet të kemi të pranishëm presidentin Zelensky dhe do përpiqemi në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit të sotëm të BE dhe që janë atë që do ndjekin për të bërë një bilanc të këtij muaji për të vijuar të vazhdojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet nga proceset e reja, që po ndodhin në BE, ka zgjedhje të reja.

Ne duhet të mbyllim këtë paketë duke bërë punën tonë Brenda afateve që ka kjo administratë në Bruksel. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin e Ukrainës  në lidhje me sfidat e sigurisë”, tha Rama.