Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” takimin online që ka mbajtur me përfaqësues të BERZH dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Rama shprehet se qeveria shqiptare ka firmosur 2 marrëveshje financimi për turizmin e infrastrukturën.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Kryeministria – FIRMOSEN ONLINE ME BANKËN EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM MARRËVESHJET E INVESTIMEVE PËR TURIZMIN E TRASHËGIMINË NË SHKODËR, BERAT, FIER DHE GJIROKASTËR🤝

Me Presidentin e BERZH dhe Ambasadorin Soreca, për memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH në mbështetje të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe dy Marrëveshjet e Financimit për zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në katër pole strategjike për ekonominë kombëtare.

VERITAS.COM.AL/