Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bullgarisë e cila kritikonte qasjen e tij në Bruksel pas bllokimit të negociatave.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë paska një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë.
Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq. e lehtë: Hiqni VETO-n ose duromni me mua!”, shkruan Rama ku në një reagim tjetër shton
Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër@BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri!
Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Rama.