Krryeministri Edi Rama e konsideroi dosjen 339 ‘ një skandal të mbajtur me vetedije prej 2 vitesh në sirtaret e organit të akuzës’, gjatë një interviste në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla.
Kryeministri e konsideroi këtë dosje dhe përgjimet e saj një shantazh të pastër politik.
Për sa i përket aspektit hetimor këtu ka diçka se nuk kamë dëgjuar askënd ta thotë, por kjo është një dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Dhe kjo është një dosje që tregon se reforma në drejtësi do shkaktojë tërmet. Por skandali është se kjo gjë është mbajtur në sirtar dy vjet për tu nxjerrë tani për shantazh politik.
Rama shtoi se përgjimi ka dalë përmes PD-së. Ai shtoi se nëse prokuroria do ta kishte marrë me kohë prej dy vitesh këtë cështje, nuk do të ishim në këtë situatë tani.
E gjitha kjo është një shantazh. Ti Sokol ke dyshime I kanë nxjerrë vetë prokuroria? Skandali eshte qe kjo ceshtje eshte mbajtur per 2 vjet dhe eshte perdorur nga nje parti politike. Keni dyshim qe kete e kane nxjerr prokuroret apo qe ka kaluar permes PD, përmes zëdhënësave të Partisë Demokratike? Nëse prokuroria do ta kishte marrë këtë çështje e do ta kishte zgjidhur nuk do ishim këtu tani.
Veritas.com.al/