Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve dhe një grup ministrash. Qëllimi i takimit ka qenë riorganizimi i PS në bazë.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se në kongresin e fundit është dhënë detyra e riorganizimit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Ai sqaron se do bëhet një analizë për detyrat që drejtuesit në bazë kanë pasur në zgjedhjet e fundit dhe do vlerësohet puna e tyre në fushatën e shkuar. Nëse shihet se nuk ka pasur rezultate të kënaqshme do bëhet edhe ndryshimi i tyre.
Në mars pritet të, mbahet Asambleja Kombëtare e PS por ende nuk është një datë e vendosur për organizimin e saj.
Ndërkohë në muajin prill do mbahen zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS.