Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se drafti për amnistinë fiskale e shoqëruar nga ajo penale do të kalohet këtë javë në qeveri dhe në maj do të miratohet në Kuvend.
Ai shprehet se ajo do të ndahet në tre faza, ku në fazën e parë detyrimi i pagesës do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.
Për të përfituar nga kjo paketë thotë Rama duhet vetëm një pashaportë shqiptare dhe kjo bëhet kryesisht për emigrantët që kanë nevojën të formalizojnë paranë e formalizuar. Por kjo është edhe për shqiptarët në Shqipëri që kanë punuar në të zezë, nuk kanë deklaruar të ardhurat por nga ana tjetër nuk kanë kryer krim apo korrupsion.
Kategoritë që përjashtohen nga amnistia sipas kryeministrit janë politikanët, personat që kanë kryer veprimtari kriminale dhe korrupsion, zyrtarët e Policisë, Gjykatave, Prokurorive por edhe të insitucioneve të tjera të lartë.
”Amnistinë fiskale do e kalojmë këtë javë në qeveri dhe më pas do e dërgojmë në Kuvend ku do të miratohet në maj. Amnisti fiskale. Amnisti e domodoshme pasi për 30 vjet me radhë ne e dimë shumë mirë që në radhë të parë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që e kanë pasur dhe e kanë ende sot t’i depozitojnë në banka. Duek vazhduar edhe me shumicën dërrmuese në Shqipëri që si rezultati i transformimit të madh ekonomik dhe rrënjës në raportin mes idnividit dhe sistemit në një ecuri në të përpjetë në vitet ’90 dhe më pas kanë kursime të cilat padiskutim janë të interesuar t’i depozitojmë po ashtu dhe kompanitë që kanë të ardhura dhe të kenë mundësi t’i depozitojnë në banka. Amnisti gjithpërfshirëse të të gjithë atyre që jetojnë jashtë vendit dhe këtu dhe që janë në nevojën 30- vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë në dispozicion.
çdo qytetar, çdo qytetar që ka pashaportë shqiptare mund të përfitojë nga amnistia natyrisht nëse nuk është në kategoritë përjashtuese që përmenda. Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej 1 viti dhe të ndahet në 3 fasha, 4 mujore.
Fasha 1
Detyrimi për të depozituar paratë- 5%
Faza 2- 7%
Faza3- 10%
Por sigurisht do të diskutohen dhe kolaudohen.”- tha Rama.