Në fjalën që mbajti në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të të rinjve. Ai tha se nga Shqipëria po largohen njerëz, por nuk ka asnjë boshllëk. Sipas kreut të qeverisë, me politikën e re të pagave, largimet do të jenë të balancuara si edhe nuk do të ketë asnjë boshllëk.
“Kënga po ikin, po ikin, po ikin është një këngë që është turpi më i madh i kujtdo që e këndon nga pozitat e politikëbërësit. E para sepse kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme dhe sikurndër nuk është një cështje që mund të zgjidhet më mirë nga një palë apo nga në tjetër.
Ky është impakti dramatik i produkteve të globalizmit që arrijnë sot të penetrojnë deri në fshatin më të largët kudo ku ka një pasqyrë iPhone. Dhe të pretendosh se ai njeriu të presë zhvillimin gradual ndërkohë që tre orë larg ka atë gjënë që sheh atje është krejtësisht e palogjikshme dhe qesharake.
Qasja duhet të jetë krejt tjetër dhe jam i bindur që me qasjen tonë gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur në aspektin e një balancimi dhe jo të ndalimit të kësaj gjëje. Venetto është rajoni më i pasur i Italisë dhe guvernatori, problemin më të madh largimin e mjekëve nga vendi. Mjekët dhe infermerierët janë problemi më i madh i Italisë fqinje ndërkohë që ne, këtë e tregojnë shifrat, kemi largime por nuk kemi ende asnjë boshllëk dhe me politikën që po bëjmë tani, plus edhe me politikën tjetër që është përtej të pagave nominale për të gjithë, me politikën e pagave të diferencuara, me kontrata të përkohshme në bazë të aftësive, këtu do të jemi edhe do ta shikojmë shpejt rezultatin dhe se largimet do t’i kemi të balancuara, nuk do të kemi asnjë boshllëk. Do të arrijmë të angazhojmë edhe mjekët jashtë vendit për të punuar brenda vendit pa pasur nevojë të vijnë të jetojnë.“, tha kryeministri