Shqipëria ka shënuar një numër të konsiderueshëm turistësh krahasuar me Janarin e vitit 2023. Kryeministri Edi Rama njofton përmes një postimi në Facebook se 30 përqind më shumë turistë kanë hyrë krahasuar me janarin e 2023-it, ndërsa e cilëson si një lajm fantastik për Shqipërinë turistike.

Rama gjithashtu thotë se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike.

“JANARI i thuajse 1/2 MILIONË TURISTËVE lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike. 30 % më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, ka shkruar kryeministri.