
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku tregon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike.
Në postimin e tij, Rama thekson se ky proces është pjesë e nismës për transformimin urban të vendit, të cilën e quan “Rilindja Urbane 2.0”.
“Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0”, ka shkruar Rama.
Aksioni i nisur prej një muaji për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha qytetet e vendit.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës.
Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.
Komente