
Për situatën e krijuar nëpër KZAZ-të në qytete të ndryshme të vendit dhe pas plagosjes së një personi në Bulqizë nga forcat e FNSH-së, ka reaguar kryeministri Rama me një status në Twitter.
Ai ka një pyetje për të gjithë: “A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD, LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë?”.
“Fatkeqësisht asgjë e pa parashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD, LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”, – shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Veritas.com.al/