Pas marrjes së rekomandimit pozitiv të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”, shkruan Rama në Twitter.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn lexoi sot progres-raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut ndërsa tha se Komisioni Europian e rekomandon hapjen e negociatave.

Veritas.com.al/