Kryeministri Rama nga Roskoveci ka bërë batuta me banorët atje për Lulzim Bashën.

“Shoku im Luli më ka dalë duarsh dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë. U desh të vinte Meta që të na dukej Nishani si burrë shteti.

Nuk ka asnjë arsye të ketë një 97.

Sot kishin filluar të bënin shkresa.

Unë them që fajin nuk ua ka PS që nuk jeni në garë. Ne na vjen keq, që po bëhet një garë e çuditshme. Po largohem me një amanet: Mbajini fqinjët tuaj demokratë. Kolegët nëpër punë, fermerë në arë, thuajuni që: E para njëherë të sigurojnë veten që mos të shkojnë t’i bien me kokë murit të ligjit” – tha Rama nga Roskoveci.

Veritas.com.al/