“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisni vitin akademik”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar kështu studentëve në një bashkëbisedim në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek Konviktet e Mjekësisë.

Duke iu përgjigjur një studenteje e cila tha se kushtet në konvikte janë të vështira dhe se jetojnë 4 veta në një dhomë, Rama tha se me kalimin e kohës kushtet do përmirësohen dhe do ndërtohet edhe korpusi universitar.

“Do ju them që t’i thërrisni pak kujtesës tuaj. Kujtoni pak shtëpia ishte më e mirë para ca vitesh? Sa kohë u deshën që shtëpia të përmirësohet. Ju jeni pak a shumë të lindur në përudhen kur pak a shumë shtëpitë ishin njësoj dhe më pas ndryshuan. Edhe me konviktet po të kishim pasur mundësi më parë, do e kishim bërë më parë. Unë jam shumë krenar që ne i kemi dhënë Shqipërisë një qeveri që dëgjon. Unë besoj se është hera e parë që në këto vite që pushteti i qytetarëve është pushtet që nuk mund të neglizhohet. Kjo shprehet edhe me protesta e presione, përveç votës. Patjetër që 4 veta në një dhomë është absurde. Edhe dushet po rikostruktohen. Patjetër që duhet të përmirësohen ndjeshëm kushtet. Do ndërtojmë korpusin e ri universitar”- tha Rama.

Veritas.com.al/