Të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të kenë mbështetje financiare nga qeveria. Kjo mbështetje do të jetë në vlerën e 30.000 lekë për çdo hektarë, ndërsa aplikimet fillojnë nga 1 shtatori deri më 23 shtator dhe do të kryhen në e-Albania. Përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Kështu bëri me dije përmes një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama.

Postimi nga Rama

LAJM I MIRË

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor.