( Foto Arkiv)/

Pas mbledhjes së qeverisë dedikuar edhe plotësimit të kërkesave të protestave të studentëve, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes se si do të ndryshojë buxheti për të plotësuar 8 kërkesat, Rama i është përgjigjur se ‘nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, pasi fondi është i garantuar’.

Ndërsa rreth pyetjes se kur do të mbyllen protestat e studentëve ai ka thënë se ‘protestat nuk do të ndërpriten, unë do të udhëheq protestat’.

Kryeministri bëri edhe ironi duke thënë se ‘pasi kapa të gjitha, do të kap edhe protestat’.

Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, ai do ta udhëheqë atë.

“Nuk ka nevojë për ndryshime në buxhet dhe fondi është i garantuar. Plani im është shumë i qartë, unë do udhëheq protestën e studentëve nëse vazhdojnë.

Ju mund të qeshni, por do ta kap protestën shumë shpejt si gjithë të tjerat. Operacioni dhe reformat do shkojnë edhe më tej. Kemi nevojë për të bashkëpunuar për ta zbatuar atë”- tha Rama.

Veritas.com.al/