Sot pasdite, te kompleksi i restauranteve ‘Xibraku’ është mbajtur mbledhja e thirrur nga kryeministri i vendit Edi Rama me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 qershorit.
Mësohet se një nga temat e diskutimit ka qenë edhe marrëveshja mes Ramës dhe Bashës.
Rama ka thënë se ata nuk duhet te lënë asnjeri pa takuar, ‘derë më derë dhe cep më cep’- ka porositur.
Gjithashtu, kryeministri ka folur për koalicionin me LSI-ne, duke thënë se u ishte lutur, por ata e kishin shtyre.
“LSI-se iu lutem për koalicion, por ata jo sot jo nesër dhe kështu, nuk pranuan. Kishim qe ne tetor qe u luteshim” mësohet të ketë thënë Rama.
/Veritas.com.al/