Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronës kamikazë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Rama u kujdes të theksonte se pajisja e Shqipërisë me këto dronë nuk rrezikon asnjë shtet, por shtoi se është mesazh i qartë nga Turqia se vendi ynë është i pagoditshëm.

Ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe fuqizimit të kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak, ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëri, por që përmban një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *