(FOTO: Ramush Haradinaj me të shoqen në Prishtinë- Foto Arkiv)/

Televizioni evropian Euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton euroneës.

Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një “kriminel lufte” për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton Euronews. Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike, është gjykuar dhe liruar dy herë në gjykatën e OKB-së  në Hagë për “krime lufte”.

Ndalimi i serishëm i Ramush Hardinajt, për “Partinë e Drejtësisë” është i papranueshëm dhe “cenon lirinë e një populli” që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafshi, ndalimi i Haradinajt në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”- ka thënë Presidenti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në Facebook se “Zoti Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”.

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Ditmir Bushati, ka reaguar sot ndaj ndalimit të kreut të AAK, Ramush Haradinaj, në Francë.

Sipas ministrit Bushati, “Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështoje, sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë”.

/Veritas.com.al/