Facebook, Twitter, dhe YouTube i Google raportojnë se u përpoqën të ndalonin një video të dyshuar për masakrën e xhamisë të Zelandës së Re të premten.

Sipas CNN Business, rrjetet sociale janë “duke u përpjekur për të ndalur përhapjen” e videove gati 17 minutëshe që tregojnë masakrën, e cila po ashtu ishte transmetuar live në Facebook pa interferenca, sepse “mjetet e inteligjencës artificiale te Facebook dhe moderatorët njerezore ishin dukshëm të paaftë për të bllokuar paraqitjen live te goditjes. ”

Drejtorja e Politikave të Facebook-ut për Australinë dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, pohoi në një deklaratë: “Policia e Zelandës së Re na njoftoi për një video në Facebook pak pasi filloi transmetimi direkt dhe ne hoqëm me shpejtësi si llogaritë ne Facebook dhe Instagram të personave qe qelluan edhe videon” megjithëse sipas CNN Business, rrjeti social “ka refuzuar komente te mëtejshëm se kur pikërisht ajo e hoqi videon”.

Twitter thuhet gjithashtu se ka pezulluar një përdorues “të lidhur me të shtënat” dhe “po punon për të hequr videon nga platforma e saj”, ndërsa YouTube thuhet se ka ndërmarrë veprime kundër videos po ashtu.

Megjithatë, CNN Business raportoi se “kopje te videos së tmerrshme vazhduan të shfaqen në Facebook, YouTube dhe Twitter,” orë pas masakrës “, duke ngritur pyetje të reja rreth aftësisë së kompanive për të menaxhuar përmbajtjen e dëmshme në platformat e tyre.

“Ndërkohë që Google, YouTube, Facebook dhe Twitter të gjithë thonë se po bashkëpunojnë dhe veprojnë në interesin më të mirë të qytetarëve për të hequr këtë përmbajtje, ata nuk janë duke e bere në fakt sepse i lejojnë këto video të rishfaqen gjithë kohën”, deklaroi Konsulentja e Larte e Projektit Kunder Ekstremismit Lucinda Creighton. “Kompanitë e teknologjisë në thelb nuk e shohin këtë si një prioritet, ata shtrëngojnë duart, thonë se kjo është e tmerrshme … Por ajo që ata nuk po bëjnë është te parandalojne atë të rishfaqet”.

Pas hetimit, Breitbart Tech zbuloi se videoja ishte ende e disponueshme në Twitter që nga e premtja pasdite, me disa kopje të videos në veprim për më shumë se 7 orë.

Shërbimi i transmetimit direkt në Facebook ka qenë përdorur më parë për të publikuar video live të përdhunimit, torturës, vrasjes, vetëvrasjes dhe shkëmbimit te zjarrit me policinë.

Në janar 2017, katër persona u arrestuan për transmetimin direkt te vetes se tyre duke torturuar një person 18-vjeçar me aftësi të kufizuara mendore, i cili thuhet se ishte lidhur per me shume se 5 orë.

Gjatë transmetimit direkt, ata mund të dëgjohen duke bërtitur, “Fuck white people”, dhe “Fuck Trump”, dhe ata i hoqën një pjesë të skalpit te kokës viktimës me thikë.

Më vonë po atë vit, në qershor, një e qëlluar në masë në Myrtle Beach, Karolinën e Jugut,ishte gjithashtu transmetuar direkt në Facebook.

Veritas.com.al