Biografja e Princit Harry thotë të sajën dhe ka folur për një paqëndrueshmëri në shëndetin psiqik të Harryt, sic ai vetë i tregoi asaj disa vjet më parë

Francesca Galici

 

Rasti i Harryt dhe Meghanit është në gojën e të gjithëve dhe nga dita në ditë shfaqen detaje të reja mbi princin dhe mbi gruan e tij.

Ndërsa ekziston akoma pasiguri e madhe mbi ate se cila do të jetë e ardhmja e Dukeve të Sussex, ekspertë dhe njohës të thellë të monarkisë angleze dhe komponentëve të saj nuk humbasin rast për të thënë diçka mbi Princin Harry dhe mbi gruan e tij.

Sipas rendit kohor, e fundit që ka folur ishte Penny Junior,shkrimtarja britanike qe pak vite më parë bashkëpunoi në hartimin e biografisë së Dukës së Sussex. “Harry po sillet në një mënyrë të pazakontë. Unë mendoj se shëndeti i tij mendor është shumë i brishtë,” ka deklaruar gruaja në një intervistë, duke kujtuar fjalët që princi i kishte treguar asaj gjashtë vjet më parë. “Ai vetë në të kaluarën ka folur për paqëndrueshmëri psikike. Kishte vështirësi të ngrihej nga krevati në mëngjes“,ka vazhduar Penny Junior, duke hipotetizuar edhe mungesen  e metabolizimit te vdekjes se nënës nder shkaqet e shqetësimit psikologjik. Sipas shkrimtares, ky i Harryt duhet të ishte një gjest impulsiv, djale i asaj të keqeie dhe vullnetit për të mbrojtur Meghanin. Shenjat e para publike ishin tashmë në intervistën e lëshuar për dokumentarin mbi udhëtimin në Afrikën e Jugut dhe kur princi u hodh me gjoks kundër mediave britanike.

Shkrimtarja është e sigurt se Princi Harry ka vepruar me koke të vet,pa u konsultuar më pare me anëtarët e tjerë të Shtëpisë Mbretërore ose me ekspertët e oborrit: “Harry eshte izoluar plotësisht dhe nuk pranon këshilla nga askush.E ka mbyllur shoqerine me pjesën me te madhe të miqve te tij. Nuk flet me vëllain as me familjen e tij. Dhe tani dëshiron tja mbathë. Eshtë shumë i izoluar. Nuk është në vete “. Sipas Penny Junior, Kanadaja nuk do t’i bëjë të lumtur Duket e Sussex. Oqeani Atlantik nuk do të ndalojë mediat britanike,që do t’i ndjekin edhe atje, pa mëshirë dhe me akoma me shume vëmendje ,ne pritje të një hapi fals. Synimi i Harryt ishte me shume mundësi të largojë vëmendjen e publikut nga vetja, por nuk do të thotë se ne kete menyre do ja dali,përkundrazi.

Edhe Penny Junior eshte dakort me ata që nuk e aprovojnë vullnetin e Harryt dhe Meghanit për të mbuluar nje rol ndaj oborrit  përgjysmë: “Nuk mund të mendojnë të jenë antare te familjes mbreterore me kohë të pjesshme. Dhe mbi të gjitha, nuk janë ata që vendosin. Shtëpia mbreterore është si një ndermarrje, dhe presidenti është Mbretëresha “. Sidoqoftë,me i zemëruari nga oborri duket të jetë Princi Charles, shumë më tepër sesa Mbretëresha Elizabeth II dhe Penny Junior e njeh edhe motivin: “Harry me siguri kishte bërë një marrëveshje konfidencialiteti që nuk e ka respektuar“.