Pas më shumë se 80 vjetësh nga krijimi, marka amerikine Ray Ban është ngjitur në
rangun e syzeve më të shitura në botë. Po ju tregojmë historinë e një prej modeleve të
saj kult: Wayfarer. Taylor Swift mban syze dielli Way Farer të Ray Ban.
Ndonëse mund të duket e pabesueshme, syzet Ray Ban e kanë zanafillën në botën e
ushtrisë amerikane.
Fillesat e krijimit të tyre datojnë në 1927, me kërkesën e një togeri që dëshironte të kishte
syze mbuluese dhe ultra mbrojtëse, të përshtatura për pilotët që verboheshin shpesh nga
drita e fortë me të cilën ndesheshin në lartësi.
Dhjetë vjet më pas, lind marka Ray Ban pasi zyrtarizohet së pari për pilotët gjuajtës të
Forcës Ajrore të SHBAsë.
Shumë shpejt, yjet e kinemasë e vënë re potencialin modë të këtyre syzeve dhe i
adoptojnë për të përmirësuar lookun
e tyre në mënyrë origjinale, duke ruajtur gjithmonë
tiparin glamur të kësaj shpikjje që premton që në shpërgënj famën që do ta pasonte.
Presidenti John F Kennedy me një palë syze Wayfarer në 1962.
MODELI WAYFARER: FAME E RRUFESHME
Të krijuara në 1952, syzet Wayfarer shquhen nga modelet e tjera të syzeve Ray Ban për
shkak të skeletit plastik të trashë, origjinalitet i veçantë që rivalizonte me skelet klasike
prej metali.
Shumë shpejt, yje të shumtë do ti adoptojnë, si Audrey Hepburn që i feminilizon dhe i
përdor në filmin “Breakfast at Tiffany’s” në 1961, dhe nis kësisoj vallen e popullarizimit
në masë të këtij modeli të ri.
Një epokë e re hapet për Ray Ban që bëhet sakaq markë kult për të gjithë personalitetet e
artit dhe kinemasë.
Audrey Hepburn në filmin “Breakfast at Tiffany’s” me Wayfarer.
GJITHNJE NE MODE DHE GJITHNJE MBRET
Megjithëse e humbasin për pak shkëlqimin në vitet 70 , syzet Wayfarer, që ia shohim
James Deanit, Bob Dylanit, apo edhe Marilyn Monroe , e arrijnë sërish suksesin që nga
vitet 80.
Prania e tyre në ekrane është e pashmangshme, syzet Wayfarer i mbajnë të gjithë heronjtë
e artit të shtatë: “Blues Brothers”, i riu Macaulay Culkin i “Mami, më la avioni”, Tom
Cruise në “Risky Business”… Këto filma me një popullaritet të pakontestueshëm, I
shndërruan përfundimisht këto syze në një aksesor kult, duke përhapur imazhin e një
Amerike sa cool edhe glamour.
Dhe yjet e kinemasë nuk i heqin as jashtë shesheve të xhirimeve, çka e shtyn publikun të
dyndet për të blerë modelet e fundit për t’u ngjarë idhujve të tyre.
Foto marrë nga filmi “Blues Brothers”i John Landis,ku aktorët mbajnë Wayfarer të Ray
Ban.
NJE SUKSES GJITHNJE AKTUAL
Që nga ky moment, syzet Wayfarer kanë arritur statusin e syzeve më të shitura në botë,
duke e ndarë këtë titull me shumë pak simotra që kanë shënjuar historinë e modës.
Ray Ban di ta zotërojë këtë sukses duke e rinovuar vazhdimisht modelin e tij kult: size të
palosëshme për më shumë lehtësi, me forma më fine për një elegancë të garantuar apo
edhe me bishta shumëngjyrësh dhe motive të personalizuara për më shumë origjinalité.
Një nga ndryshimet e fundit? Për besnikët dhe të apasionuarit e përhershëm, Ray Ban
krijon edhe modele me kopje të limituara, për një look unik dhe të paimitueshëm.
Taylor Swift mban syze dielli Way Farer të Ray Ban.