-Sipas BBC- Politikanët po arrijnë në fundin e pistës së votës, sot, ditën e fundit të fushatës, para Referendumit për në BE.
David Cameron, Jeremy Corbyn dhe Tim Farron po flasin para turmave duke argumentuar se Mbretëria e Bashkua do të jetë më mirë dhe më e sigurt me votën “Remain”, dmth., të qëndrojë në BE,.
Boris Johnson dhe Nigel Farage po apelojnë mbështetësve të tyre me parullën “besojmë në vendin tonë”.
Më shumë se 46 milionë qytetarë janë të ligjshëm që të votojnë për referendumin.
Publikut anglez po i kërkohet të votojë nëse do të qëndrojë në Bashkimin Europian, apo të dalë prej tij; për herë të parë që nga dita e pranimit në BE 40 vjet më parë.
Fushata katër mujore mbyllet sot, e mërkure, me thirrjen e minutës së fundit të bërë nga protagonistët e fushatës, duke paraqitur argumentin e fundit me të cilin inkurajojnë mbështetësit e tyre, me qëllim që të marrin votat.
Zoti Cameron, i cila ka apeluar në krah të ish- kryeministrave Sir John Major dhe ish- liderit laburist Harriet Harman në Bristol, tha për BBC se vendimi do të jetë i pakthyeshëm dhe nuk ka më hapa prapa nëse Britania voton për daljen nga BE.
“Nuk mund të hidhesh jashtë avionit dhe përsëri të kthehesh përmes dritares së kabinës”, tha sot për Radio BBC.
Vota për daljen nga BE mund të jetë një “problem masiv” për Mbretërinë e Bashkuar, tha kryeministri, duke shkaktuar një “dëm të patregueshëm” për rritjen ekonomike, punën dhe financat familjare dhe duke penguar mundësitë dhe ndryshimet në brezat e ardhshëm.
(Sipas BBC)