Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet paraditen e 19 Janarit. Gazetarja Esiona Konomi raporton se mbledhja do të mbahet në orën 11:00. Një ditë më parë, dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, iu drejtuan me një letër prezencës së OSBE-së në Tiranë për këtë çështje.
“Siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ ODHIR-it, në takimin e zhvilluar në dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojë që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODHIR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Pasaçëm të Parlamentit për Realizimin e Reformës Zgjedhore, t’u paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODHIR-it për të asistuar punën e këtij Komisioni”, thuhet në shkresë.
Dy janë çështjet kryesore që duhet të trajtojë komisioni. E para ka të bëjë me herësin dhe aplikimin e zgjedhjeve me lista të hapura dhe e dyta, mundësimi i votës së emigrantëve, kërkesa këto të parashtruara një ditë më parë edhe nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në letrën drejtuar partive politike./