Deputeti Adriatik Alimadhi është dërguar me ambulancë në spitalin Infektiv.
Ai njoftoi vetë këtë të premte se kishte 3 ditë që kishte dal pozitiv në testin ndaj COVID-19 dhe gjendej në shtëpi me simptoma të lehta.
Mirëpo pasditen e kësaj të premteje rapotohet se gjëndja shendetësore e Alimadhit është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.
Deputeti i opozites se re mesohet se kishte probleme edhe me hipertensionin.
E prekur nga COVID-19 rezulton të jetë edhe bashkëshortja e tij.